|
![]() |
|||
|
||||
Overview"Përmbledhje letrare, Pranverë 2021. Flutura Açka rrëfen metodën e saj krijuese dhe mundimin që i duhet të bëjë një shkrimtar deri sa të sjellë te lexuesi një libër cilësor. ""Shkrimtari duhet të lexojë shumë, të mbajë shënime dhe të mos e vrasë muzën; do të thotë të mos e tërheqë zvarrë kur ajo refuzon t'i bëhet mike dhe as të mos e përzërë me dembelinë e shkujdesjes."" Visar Zhiti sjell një cikël me poezi dhe një tregim parizian. ""Grande Arche De La Defense, modern e i ftohtë, shkëlqente nga pas, ashtu i përhitur, me një lëmim të padurueshëm, që bëhej befas i bardhëllemtë, po, po, aq i lartë, sa mund të hynin dhe retë e ditës (bashkë me ngazëllimin fluturues të të dashuruarve), teksa përpara i priste Arche de Triomphe, që e ngriti Napoleoni."" Maria Patakia vjen me një cikël poetik të shqipëruar me mjeshtëri nga Eleana Zhako. Se nuk kishte ç'letër të dorëzonte. ""Më falni! Gjeta kohën ta shkruaja, por nuk gjeta kohën ta dërgoja ose, ndoshta, gjeta fjalët ta shkruaja, por s'gjeta arsye ta dërgoja. Sidoqoftë nuk nevojitej ndërmjetës, marrësi përfundimtar isha unë, përderisa, në dashuri, si edhe në përrallat e tjera, gjithë personazhet (të paktën dy a shpesh më shumë) janë një."" Të tjerë autorë e përkthyes: Ilias Kucukos, Durim Taçi, Arbër Ahmetaj, Xhemë Karadaku, Ermir Nika, Ornela Musabelliu, George Nina Elian, Flurans Ilia, Li-Joung Li, Balil Gjini, Petraq Risto, Erina Çoku, Besnik Camaj, Jasmina Kotrri, Irma Kurti, Sadi Krasniqi, Mimoza Kuchly, Romelda Bozhani, Neviana Shehi, Dritan Kiçi, Elvana Zaimi, Oana Glasu, Eleana Zhako." Full Product DetailsAuthor: Dritan Kiçi , Ornela Musabelliu , Arbër AhmetajPublisher: Rl Books Imprint: Rl Books Dimensions: Width: 15.60cm , Height: 1.00cm , Length: 23.40cm Weight: 0.277kg ISBN: 9789928324160ISBN 10: 9928324166 Pages: 174 Publication Date: 01 March 2021 Audience: General/trade , General Format: Paperback Publisher's Status: Active Availability: Available To Order ![]() We have confirmation that this item is in stock with the supplier. It will be ordered in for you and dispatched immediately. Language: Albanian Table of ContentsReviewsRevista Letrare eshte kaq e mirepritur mes nesh, ndaj urojme per te dhe botuesit e saj te kene nisje te mbare e rruge te gjate per te na ndricuar. Ne radhorin e gjate te revistave e gazetave qe nisi me iluministet tane, Revista Letrare ka vendin e vet te nderit padyshim! - Flutura Acka, shkrimtare Revista Letrare ben shkeputjen nga letersia mediokre dhe i hap deren letersise cilesore. Eshte streha e enderruar e shkrimtareve te mire. Te atyre qe mund t'i kete demoralizuar bumi letrar e shohin tek ajo nje mundesi te re vazhdimi. Eshte vendi ku te njihet kenaqesia e krijimit. - Thanas Medi, poet Author InformationTab Content 6Author Website:Countries AvailableAll regions |