|
![]() |
|||
|
||||
Overview"""Çfarë ndodhi atë ditë Kosta?"", kjo është pyetja që të mban peng nga fillimi i librit. ""Procesi 3K 1988"" rrëfen rëndësinë e lirisë, flet për dramën e individëve në përballje me regjimet totalitare. Në qendër të romanit janë dy rrëfime paralele dhe dy miq studentë i pari, në rolin e autorit, që e sjell të kaluarën, vite më vonë, përmes kujtimeve, dhe Kosta, që mbart prej fëmijërisë një dramë të madhe, që do ta shoqërojë gjithë jetën e që ditë pas dite merr përmasat e ortekut, në kalvarin e vuajtjeve, burgjeve dhe... Miqësia e tyre ia arrin t'i mbijetojë trysnisë dhe frikës e i jep shkëlqim kësaj vlerave njerëzore në mjegullnajën e turbullt politike e sociale. Historitë e tyre janë pasqyrim i thellë i diktaturës dhe pasojave të saj në jetët e njerëzve. Pavarësisht grisë së asaj kohë, autori, i sinqertë me veten dhe botën, paraqet një këndvështrim interesant, me një fill humori të hollë, me ngjarje të bukura e endërrore e me ngjyrat e shpengueshmërisë së moshës rinore. ""Procesi 3K"" është një roman emocionues, me ngjarje që të drithërojnë e të mbajnë peng deri në faqen e fundit. Na rikujton se liria dhe dinjiteti janë vlera të çmuara dhe se rezistenca ndaj padrejtësisë është një luftë e vështirë, por gjithmonë frymëzuese." Full Product DetailsAuthor: Arbër AhmetajPublisher: Rl Books Imprint: Rl Books Dimensions: Width: 11.10cm , Height: 1.20cm , Length: 17.80cm Weight: 0.132kg ISBN: 9782390690207ISBN 10: 2390690203 Pages: 186 Publication Date: 01 July 2023 Audience: General/trade , General Format: Paperback Publisher's Status: Active Availability: Available To Order ![]() We have confirmation that this item is in stock with the supplier. It will be ordered in for you and dispatched immediately. Table of ContentsReviewsAuthor InformationTab Content 6Author Website:Countries AvailableAll regions |